Interi ka siguruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A, duke mposhtur Lecce-n në udhëtim me rezultat 2-0 të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së 26-të.
Skuadra zikaltër reagoi pas humbjes nga Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve, duke dominuar plotësisht ndeshjen. Marcus Thuram dhe Henrique krijuan disa raste në fillim, por nuk arritën t'i finalizonin. Një gol i Federico Dimarco-s u anulua në minutën 51 nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Rezultati u zhbllokua në minutën 76 nga Henrikh Mkhitaryan me një goditje të bukur. Gjashtë minuta më vonë, Manuel Akanji shënoi me kokë pas harkimit të Dimarco-s, duke vulosur triumfin.
Me këtë fitore, Interi udhëheq tabelën me 64 pikë, duke u shkëputur me +10 pikë nga ndjekësit. Lecce mbetet në vendin e 17-të me 24 pikë, duke kërkuar të dalë nga zona e rrezikut. Për Lecce-n luajti Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha mungoi për shkak të lëndimit.