Irani është pranë përjashtimit nga Botërori 2026, i organizuar në SHBA, Meksikë dhe Kanada, që nis më 11 qershor. Konflikti i brendshëm pas sulmeve amerikano-izraelite ka bërë që prioritet të jetë zgjidhja e krizës dhe ruajtja e jetëve njerëzore, duke lënë sportin në plan të dytë.
Mehdi Taj, presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, deklaroi se "pas këtij sulmi, nuk mund të shpresojmë ta shohim Botërorin me optimizëm". Nuk ka ende njoftime zyrtare nga Irani apo FIFA për këtë çështje.
Organizatorët e turneut kanë filluar lëvizje për zëvendësimin e mundshëm. Sipas spekulimeve, Iraku do të kualifikohet direkt në grupin G, së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin. Në këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zëvendësojnë Irakun, i cili aktualisht ndodhet në play-off kundër Bolivisë ose Surinames.
Nuk ka konfirmime për ripërzgjedhje apo dhënie të "wild card" për ekipe të përjashtuara nga play-off-i i marsit, ku merr pjesë edhe Shqipëria.