Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, ka deklaruar se Irani mbetet i përgatitur për një konflikt të zgjatur ushtarak me SHBA-në dhe Izraelin. Deklarata vjen pas një periudhe 40-ditore, gjatë së cilës zyrtari iranian pohoi se prodhimi i municioneve dhe armatimeve ka vijuar pa ndërprerje.
Duke iu referuar agjencisë së lajmeve Tasnim, Talaei-Nik theksoi se Republika Islamike e Iranit po vijon me modernizimin e armëve strategjike, ku bëjnë pjesë raketat balistike dhe ato lundruese. Sipas tij, prodhimi i disa llojeve të armëve strategjike ka regjistruar një rritje prej më shumë se tri herë gjatë kësaj periudhe të fundit.
Sipas zëdhënësit, Irani zotëron një avantazh në një konflikt të gjatë dhe shterues, pasi kundërshtarët e tij përballen me kufizime më të mëdha logjistike dhe strategjike. Teherani theksoi se përgatitjet për një skenar të tillë janë kryer prej kohësh nga shteti iranian.