Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se rreth 50 aeroplanë luftarakë goditën një bunker nëntokësor në qendër të Teheranit këtë mëngjes. Bunkeri ndodhet poshtë kompleksit udhëheqës të regjimit iranian dhe ishte ndërtuar për udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Ali Khamenei u eliminua në sulmet e para amerikane-izraelite të shtunën e kaluar, para se të përdorte bunkerin. Kompleksi vazhdoi të përdorej nga zyrtarë të lartë të regjimit iranian, sipas IDF-së.
Ndërkohë, konflikti ka hyrë në ditën e shtatë. Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se Irani ka "humbur gjithçka", duke përmendur humbjen e marinës dhe të tjerave. Ai përjashtoi nevojën për pushtim tokësor, duke e quajtur një veprim të tillë "humbje kohe". Trump i cilësoi si "koment të kotë" deklaratat e ministr-it të jashtëm iranian për gatishmërinë e Teheranit për një skenar të tillë.
Përditësime
IDF deklaroi në Telegram eliminimin e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei para se ai të futej në bunkerin nëntokësor. Operacioni quhet ‘Luani që Ulërin’.