Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjenerali Mohammad Pakpour, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmet amerikano-izraelite të kryera më 28 shkurtin 2026 në Iran.
Pakpour u emërua në krye të IRGC-së pas vrasjes së paraardhësit të tij, Hossein Salami, nga Izraeli në fillim të luftës së qershorit 2025.
Sipas të njëjtave vlerësime, ministri i mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, dhe shefi i inteligjencës ka të ngjarë të kenë pësuar të njëjtin fat.
Sulmet e mëngjesit shënjestruan disa drejtues të lartë të regjimit iranian dhe komandantë ushtarakë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe presidentin Masoud Pezeshkian.
Megjithatë, rezultatet e këtyre sulmeve mbeten të paqarta.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet iraniane ose nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ndërkohë, Irani ka kryer sulme kundërpërgjigje duke bombarduar baza ushtarake amerikane në vendet e Lindjes së Mesme.