Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 qershor. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga misioni i UNMIK-ut.
Gjatë qëndrimit, Lacroix pritet të zhvillojë takime me drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut. Agjenda e tij përfshin gjithashtu vizita në vende ku po zbatohen projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.
Sipas njoftimit zyrtar, diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizita në Kosovë është pjesë e një turi rajonal, i cili do të përfshijë ndalesa edhe në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.