Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez është rikthyer të dielën në stërvitje me grupin e Atletico Madrid, pas disa ditësh mungesë për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore. Rikthimi i tij në qendrën stërvitore në Majadahonda vjen në një kohë kur e ardhmja e 26-vjeçarit ka qenë objekt i diskutimeve të shumta gjatë javës.
Drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany, ka ritheksuar qëndrimin e prerë të bordit drejtues dhe të Miguel Angel Gil Marin, duke bërë të ditur se Atletico Madrid nuk do ta shesë lojtarin te rivali i drejtpërdrejtë, Barcelona. Sipas deklaratave të drejtuesve, klubi e konsideron Alvarez si një lojtar kyç dhe nuk ka ndryshuar qëndrim. Përveç interesimit nga Barcelona, Alvarez më herët kishte refuzuar edhe mundësinë e një kalimi te Arsenal.
Ndërkohë, Barcelona nuk pritet të ndërmarrë investime të mëdha për një tjetër sulmues nëse tentativa për argjentinasin dështon përfundimisht. Klubi katalanas po shqyrton si alternativa lojtarët që ka aktualisht në përbërje, si Raphinha, Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi.
Sipas informacioneve nga stërvitja, Julian Alvarez është stërvitur normalisht nën vëzhgimin e trajnerit Diego Simeone dhe stafit teknik. Klubet kanë afat deri të martën në mbrëmje, ora 23:59, për të mbyllur lëvizjet e fundit në tregun e transferimeve.
Përditësime
Atletico Madrid dhe Barcelona kanë mbyllur përfundimisht tratativat për transferimin e Julian Alvarez. Lojtari u rikthye në stërvitje pas dorëzimit të një raporti mjekësor që konfirmonte gjendjen e tij shëndetësore për shkak të depresionit. Arsenal shprehu gatishmërinë për të paguar klauzolën e largimit prej 150 milionë eurosh, por asnjë marrëveshje nuk u finalizua.