Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Sturm Graz-Brann, e vlefshme për raundin e tetë dhe të fundit të fazës së ligës në UEFA Europa League. Ndeshja zhvillohet të enjten në orën 21:00 në Stadion Graz Liebenau në Austri.
Pavarësisht kritikave nga skuadra e Dinamos për gjykimin e tij në sfidën ndaj Elbasanit, UEFA ka vendosur të emërojë Xhajën në këtë përballje delikate. Ky emërim konfirmon besimin e organizatës evropiane ndaj arbitrave shqiptarë.
Ndihmës arbitrat e Xhajës do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
Në sallën e VAR-it do të jetë zvicerani Lukas Fähndrich, ndërsa asistent i tij (AVAR) është Kreshnik Bajramaj.
Ky është një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar në kompeticionet ndërkombëtare, ku UEFA vazhdon të përzgjedhë zyrtarë nga Shqipëria për ndeshje të rëndësishme.