Karabinierët italianë, pjesë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëtare (MSU) në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, po zhvillojnë patrullime të rregullta në qytetin e Gjakovës. Sipas njoftimit zyrtar të misionit, këto masa kanë për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës.
Prezenca e karabinierëve në terren kontribuon në rritjen e fleksibilitetit dhe dukshmërisë së misionit, duke ndihmuar gjithashtu në monitorimin e situatës së sigurisë në zona të ndryshme të vendit. Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave ndërkombëtare për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Mandati i KFOR-it mbetet i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ky mision synon garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët. Për operacionet e sigurisë, KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), të cilët veprojnë si mekanizma të reagimit në këtë fushë.