Një aksident trafiku me katër persona të lënduar ka ndodhur gjatë ditës së sotme, më 11 tetor 2026, në fshatin Novosellë të Pejës. Ngjarja është shënuar rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”. Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë dy automjete civile.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Personeli mjekësor ka bërë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Togeri Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë, ka konfirmuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke kryer hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.