Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, 22 janar 2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone. Si pasojë, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Ndërprerjet do të ndodhin sipas këtij orari:
Prizren
Nga stacioni TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet dalja 10 kV J15 Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri në 15:00.
• Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovicë, Tulltorja I, Tulltorja II.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të thyera në segmentin kryesor.
Mitrovicë
Nga nënstacioni NS 110/10 kV Mitrovica 2 do të ndërpritet TS 10/04 kV Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00-11:00 dhe 13:00-15:00.
• Vinarc Lahovit.
Arsyeja: Punime në projekt investiv.
Gjakovë
Nga nënstacioni NS 35/10 kV Malisheva do të ndërpritet dalja 10 kV J02 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 13:00 deri në 15:30.
• Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë, Stapanicë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Kijeva.
Nga nënstacioni NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet dalja 10 kV Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri në 15:00.
• Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq, rruga Mark Malota (një pjesë).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri për shkak të punimeve në linjën 35 kV Radoniqi.