Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se të premten, 6 nëntor 2026, do të kryhen punime që do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit. Sipas njoftimit, punimet lidhen me sigurinë e sistemit, investimet në rrjet dhe ndërhyrjet nga palë të treta.
Prishtinë
Në zonën e Orllanit, energjia do të ndërpritet nga 10:00 deri në 14:00 për çmontimin e shtyllave 10 kV. Ndërprerja prek Kushevitin, Shkollën e Vjetër, Xhaminë e Vjetër, Kalaticën, Brainën, Bervenikun, Bllatën, Metergovcin 1 dhe 2, Orllanin, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.
Në disa fshatra të Podujevës, përfshirë Sekiraqën, Poteretin, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqën 1, 2 dhe 3, Kunushefcin 1 dhe 2, Buricën, Gllamnikun dhe Llapashticën e Ulët, ndërprerja do të zgjasë nga 09:00 deri në 18:00 për punime në rrjet. Në Surkish, Lladofc, Sfeqel, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë, energjia do të ndërpritet nga 10:00 deri në 14:00 për vendosjen e një shtylle të re dhe punime të tjera. KEDS njoftoi se transformatori nuk do të energjizohet deri në rregullimin e të gjithë dokumentacionit.
Pejë
Në zonën e daljes Lumbardhi, ndërprerja është planifikuar nga 09:30 deri në 14:30. Ajo prek Shaptejin, Ratishin e Epërm dhe të Ulët, Pozharin, Maznikun, Lumbardhin, Llukën e Epërme dhe të Ulët, Kodralinë, Irzniqin, Gramaqelin, Gllogjanin dhe Dashinocin. Punimet përfshijnë mirëmbajtje parandaluese dhe ndërhyrje në defektet e identifikuara me dron.
Në zonën e daljes Loxha, energjia do të ndërpritet nga 09:00 deri në 14:00 në Zllapek, Zagermë, Strellc të Epërm, Raushiq, Pejë, Lubeniq, Loxhë, Graboc, Dardani dhe Bellopojë. Sipas njoftimit, punimet synojnë përmirësimin e vërejtjeve të identifikuara me dron.
Prizren
Në Retijë, Retinë e Poshtme dhe Randobravë, ndërprerja do të zgjasë nga 10:00 deri në 14:00, për mirëmbajtje parandaluese dhe trajtimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Në zonat që furnizohen nga nënstacioni i Zhurit, ndërprerja është planifikuar nga 09:30 deri në 13:30 dhe lidhet me riparimin emergjent në kthinë hyrëse. Ajo prek Zhurin, Shkozën, Planejën, Milajn, Gorozhupin, Dobrushtën, Vërmicën, Lubiqevën, Lezin, Leskovecin, Jeshkovën, Hoçën e Qytetit, Billushën, Vlashnjën, Poslishtën, Murademin, Kobajën, Grazhdanikun dhe Kampin Bektel-Enka.
Në zonën e Dragashit, po në intervalin 09:30–13:30, ndërprerja prek disa lokalitete, mes tyre Zlipotokun, Vranishtën, Restelicën, Orqushën, Mlikën, Lubovishtën, Kukjanin, Krushevën, Glloboçicën, Zaplluxhën, Struzhën, Kuklibegun, Kukin, Buzezin, Brodosanën, Blaçin, Zym të Sharrit, Zgatarin, Xërxën, Shajnën, Pllajnikun, Kosavën, Kapren, Brrutin, Bellobradin, Rrencin, Rapqën e Poshtme dhe të Epërme, Plavën, Kërstecin, Buçen dhe Breznën.