Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur nga opozita sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.
Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se është mbi ligjin. Ai pyet qytetarët nëse do ta lejojnë këtë padrejtësi apo do ta ndalin, duke i ftuar ata që kërkojnë zgjidhje dhe ndalimin e sundimit e shtypjes të jenë në shesh.
Mesazhi i plotë i postimit:
"Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.
Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.
Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?
Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.
Bashkohemi në një protestë historike në orën 17:00, para Kryeministrisë."
Sipas Balkan Web-it, autoritetet e rendit do të jenë të pranishme për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.