KFOR ka kryer një inspektim të përbashkët sigurie në minierën e Shoqërisë Aksionare Trepça në Stantërg/Stari Trg.
Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO dhe nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), u bashkuan me inspektorët e armëve dhe municioneve nga Departamenti për Siguri Publike (DPS) i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), si dhe me inspektorët e eksplozivëve në miniera nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).
Ky aktivitet i rregullt dëshmon përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim me institucionet vendore, duke forcuar partneritetet dhe duke kontribuar në një mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar ambient të sigurt, liri lëvizjeje për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, në rolet e tyre respektive si përgjigjës të sigurisë.