Skitarja kosovare Kiana Kryeziu debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 në pistën olimpike të Milanos, ku përfaqësoi Kosovën në disiplinën Super-G të skijimit alpin.
Ajo kishte arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike në tre disiplina:
• sllallom;
• sllallom të madh;
• super sllallom të madh.
Më 12 shkurt 2026, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu lëshoi si e parafundit në garën Super-G. Gjatë lëshimit, ajo doli nga shtegu pak para përfundimit dhe nuk e kompletoi garën. Ishte paraqitja e parë e saj në një Olimpiadë Dimërore.
Sfida e radhës për Kryeziun zhvillohet më 15 shkurt, ku ajo synon një përmbyllje të suksesshme në disiplinën e radhës.
Në të njëjtat Lojëra Olimpike Dimërore merr pjesë edhe sportisti tjetër nga Kosova, Drin Kokaj.
Përditësime
- Gara Super-G nis në orën 10:00.
- Transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kiana Kryeziu starton si e 72-ta me radhë në garën e Giant Slalom-it. Lëshimi i saj parashikohet rreth orës 11:45.
Kiana Kryeziu doli nga shtegu në Giant Slalom dhe nuk e përfundoi. Ky është i dyti DNF i saj në Olimpiadën Dimërore, pas Super-G-së.