Një incident ka ndodhur në burgun Malandrinos në Greqi, gjatë një kontrolli në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Klodian Lekocaj, 49-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke, efektivët e Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar u përballën me një pengesë kur tentuan të hyjnë në qeli. Lekocaj kishte bllokuar derën nga brenda duke vendosur një dry të madh dhe një pengesë pas saj.
Ky veprim bie ndesh me rregulloren e burgjeve, e cila parashikon mbylljen e qelizë vetëm nga jashtë, për të mbajtur kontrollin në duart e personelit.
Për të hyrë, policia u detyrua ta thyejë derën. Brenda qelisë gjetën se Lekocaj kishte shkatërruar një telefon celular dhe i kishte vënë zjarrin.
Pajisja u sekuestrua dhe do të dërgohet në laboratorët kriminalistikë për analizë. Hetuesit shpresojnë të nxjerrin të dhëna për kontaktet dhe komunikimet e të dënuarit.
Klodian Lekocaj është dënuar si porositës i vrasjes së avokatit Mihalis Zafirópulos. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në të paktën tre vrasje të tjera.
Përditësime
Autoritetet greke kryen bastisje në 16 qeli të burgut Malandrinos më 13 mars, ku arrestuan 4 persona, ndër të cilët dyshohet Klodian Lekocaj, i quajtur 'bosi i mafias së burgjeve' në Greqi.
Gjetjet:
- 2 thika
- 1 fëndyell i improvizuar
- 4 celularë me karikues
- një unazë me 3 çelësa
- shënime të shkruara me dorë
Bastisja përfshiu njësitë e Narkotikëve, Inteligjencës, Operacioneve Speciale dhe një qen policie.
Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i një grupi shqiptar në burgun e Koridhalos-it, lidhet me vrasjen e një avokati në tetor 2017.
- Bashkëporositës: Oldi Dulçe.
- Ekzekutorët: Mikel Brahimaj dhe Aleksandro Mata (i cili mohon akuzat nga arratia).
- Motivi: Skemë gjobëvënieje dhe shantazh ndaj avokatit që përfaqësonte një biznesmen grek.