Procesi i votimit dhe numërimit për drejtimin e ri të Dhomës së Avokatisë Tiranë ka përfunduar zyrtarisht. Pas numërimit të votave, Klodjan Skënderaj është shpallur fitues i garës për postin e kryetarit.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja e avokatëve në këtë proces zgjedhor ka qenë prej 774 votuesish, nga një total prej 1910 anëtarësh që numëron Dhoma e Avokatisë Tiranë. Klodjan Skënderaj ka marrë besimin e shumicës, duke siguruar 569 vota në këtë proces.
Zgjedhjet shërbejnë për përcaktimin e drejtimit të ri të institucionit dhe organeve kolegjiale të tij.