Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në konferencën për shtyp të së enjtes më 20 shkurt 2026, njoftuan përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi për qëllime sociale.
Gjatë vitit 2025, si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, u sekuestruan 726 pasuri me vlerë deri në 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri u konfiskuan. Në total, asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara arrijnë vlerën e 65 milionë eurove, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një vit.
Koçiu theksoi se ky rezultat vjen nga forcimi i kapaciteteve hetimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, i cili ka rritur gjurmueshmërinë e pasurive kriminale. Për vite me radhë kishte munguar një mekanizëm i qartë për administrimin e këtyre aseteve, por tani është krijuar një kornizë ligjore që lejon transferimin e tyre drejt programeve sociale, viktimave të krimit dhe komuniteteve në nevojë.
Përdorimi i pasurive
• 20 institucione publike kanë përfituar nga këto asete për programet e tyre.
• 15 projekte me impakt social janë mbështetur.
• Pasuritë do të transferohen te pushteti vendor për strehim social dhe ngritje qendrave për viktimat e dhunës, krimit dhe trafikimit.
• Do të shërbejnë për familjet e policëve të rënë në detyrë, duke plotësuar detyrimin ligjor për banesë falas.
Ministrja njoftuan gjithashtu hapjen e një thirrjeje publike për organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare, për të përfituar këto asete në projekte konkrete për qytetarët.