Ministrja e Brendshme në detyrë Albana Koçiu ka reaguar për protestën e Partisë Demokratike në Tiranë më 28 shkurt 2026, duke e cilësuar atë si sulm të hapur ndaj stabilitetit të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu deklaroi se objektivi i vërtetë i dhunës ishte dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e botës. Ajo theksoi se "maskat ranë përfundimisht" dhe se synimi i vetëm i Sali Berishës dhe familjes së tij ishte mbajtja peng e Shqipërisë për llogari personale.
Sipas ministres, ajo që ndodhi në rrugët e Tiranës nuk ishte protestë demokratike, por sjellje antikombëtare, ku interesi personal vendoset mbi qetësinë dhe sigurinë e popullit. Koçiu përmendi aktorët e dhunës si "tufe banditësh të armatosur me molotovë", që synojnë kaos dhe terror.
Ajo u referua gjithashtu ndaj sulmit ndaj vilës së Enver Hoxhës, ku ndodheshin artistë të huaj, si shenjë e degradimit të lëvizjes opozitare. Ky akt, sipas saj, tregon mungëse vlerash njerëzore.
Koçiu paralajmëroi se ky sulm ndaj interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve është i paprecedentë dhe nuk do të tolerohet. Përgjigjja institucionale do të jetë e vendosur, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe të ardhmes europiane të vendit.