Kombëtarja shqiptare e futbollit përgatitet për ndeshjen vendimtare kundër Polonisë në play-off-in e Kupës së Botës, e parashikuar në fund të muajit mars. Nëse kuqezinjtë fitojnë, do të luajnë finalen kundër fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet zhvillohen në transfertë, ndërsa vendndodhja e finales varet nga rezultati: në Stokholm kundër suedezëve ose në Spanjë kundër ukrainasve, për shkak të luftës në Ukrainë.
Stafi teknik dhe FSHF kanë nisur përgatitjet prej javësh, duke u përballur me sfida organizative. Pritet risi në listën e trajnerit Silvinjo, me mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana shumë pranë ftesës. Konfirmimi dhe dekreti presidencial për pasaportat shqiptare priten të lëshohen ditët në vijim.
Stavro Pilo
Stavro Pilo, i origjinës nga Finiqi i Delvinës, aktivizohet si titullar te AEK në kampionatin grek. Ai jeton prej vitesh në Greqi, ku njihet si Stavro Pilios, por ka shprehur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë. Pilo luan si mbrojtës i djathtë.
Bujar Pllana
Bujar Pllana ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës në kategoritë U19 dhe U21. Aktualisht aktivizohet te Legia Gdansk në kampionatin polak, ku dallohet si një nga më të mirët. Të dy lojtarët presin pasaportat kuqezi për të veshur fanellën e Shqipërisë.