Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka filluar mbledhjen e së mërkurës, më 8 prill 2026.
Në rend dite është intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në këtë gjykatë.
Në fillim të takimit, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa mbledhja vijon e mbyllur për to.