Gripi i shpendëve ka infektuar pacientin e parë njerëzor në Evropë. Rasti me infeksionin A(H9N2) është identifikuar në rajonin e Lombardisë të Italisë.
Ministria e Shëndetësisë italiane bën me dije se pacienti ka probleme shëndetësore me sëmundje bashkëshoqëruese. Ai e ka marrë infeksionin në një vend jo evropian dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. “Të gjitha kontrollet e nevojshme u kryen menjëherë dhe kontaktet përkatëse u identifikuan, si pjesë e aktiviteteve të zakonshme të parandalimit dhe mbikëqyrjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Infeksioni me gripin e shpendëve ndodh kryesisht nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj shpendëve të infektuar, si dhe kontaktit me mjedise ose materiale të kontaminuara.
Rastet njerëzore klasifikohen në dy lloje: ato me patogjenitet të lartë, që shkaktojnë infeksione të rënda sistemike me vdekshmëri të lartë, dhe ato me patogjenitet të ulët, që prodhojnë simptoma të lehta ose aspak të frymëmarrjes, por që mund të mutohen në forma më agresive.
Përditësime
Autoritetet kanë aktivizuar bashkëpunimin me Rajonin e Lombardisë, Institutin Superior të Shëndetit dhe një grup ekspertësh laboratorikë ndërkombëtarë.
• Situata monitorohet vazhdimisht.
• Nuk ka situata kritike të raportuara.