Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, dënoi sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme.
Reagimi erdhi më 1 mars 2026 përmes një postimi në platformën X.
Konjufca theksoi se sulmet e fundit në zonat civile të Jerusalemit, ku sipas raportimeve humbën jetën të paktën 9 persona, si dhe ato pa dallim që shënjestruan zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, përbëjnë shpërfillje për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.
Ai shkroi: «I strongly condemn the Iranian regime’s attacks against U.S. military bases and our partner countries in the Middle East. Today’s strikes on civilian areas in Jerusalem, which killed at least 9 people, as well as the indiscriminate attacks targeting commercial and residential…».
Më tej, Konjufca deklaroi se «Kosova qëndron fuqishëm përkrah aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar».