Paris Grand Slam 2026, një nga garat më prestigjioze të xhudos, zhvillohet më 7 dhe 8 shkurt në Paris të Francës, në Accor Arena. Ngjarja mbledh 499 garues nga 80 shtete të 6 kontinenteve dhe ndiqet nga mijëra shikues në sallë dhe përmes transmetimeve globale. Kjo garë ofron pikë të rëndësishme për renditjen botërore dhe kualifikimet olimpike.
Kosova merr pjesë me gjashtë xhudistë elitarë në pesë kategori peshësh, duke konfirmuar statusin e saj si një nga kombëtaret më të forta në xhudo. Pritshmëritë më të larta janë te Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, emra me përvojë botërore, si dhe te gjenerata e re që kërkon afirmim në nivel Grand Slam.
Pjesëmarrësit e Kosovës
• Erza Muminoviq (-48 kg)
• Distria Krasniqi (-52 kg)
• Fatjona Kasapi (-52 kg)
• Flaka Loxha (-57 kg)
• Laura Fazliu (-63 kg)
• Akil Gjakova (-73 kg)
Ekipi udhëhiqet nga kryemjeshtri Driton Kuka, arkitekt i sukseseve historike të xhudos kosovare, dhe trajnerja Majlinda Kelmendi. Kombinimi i përvojës, disiplinës dhe mentalitetit fitues përbën forcën kryesore të kombëtares. Ky event paraqet një test të rëndësishëm dhe mundësi për medalje si dhe afirmim të mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit.
Përditësime
Distria Krasniqi nis nga raundi i dytë si bartëse e parë në -52 kg në Paris Grand Slam 2026. Ajo përballet me fituesen e duelit Alicia Marques (Franca) vs. Tereza Bodnarova (Çekia). Krasniqi ka 9 medalje në Paris (8 në Grand Slam: 3 ari, 2 argjend, 3 bronz; 1 argjend olimpik 2024). Eventi zhvillohet në Bercy Arena para mbi 15 000 shikuesve.
Fationa Kasapi fitoi me Yuko ndaj Blandine Pont (Franca, -52 kg).
Erza Muminoviq fitoi ndaj Marine Gilly (Franca, -48 kg).
Akil Gjakova fitoi ndaj Otari Kvatidze (Portugalia, -73 kg).
Flaka Loxha humbi ndaj Acelya Toprak (Britania, -57 kg).
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026, duke mundur Alicia Marques me ippon, Larissa Pimenta me waza-ari, Amandine Buchard me yuko dhe Ariane Toro Soler me ippon. Me këtë fitore, ajo arrin 9 medalje të arta në këtë turne. Driton Kukës tha: „Rrafsh 9 copa të arta! Grand Slam Paris prapë flet shqip! ... Kosova mbi të gjitha miq“.