Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit më 7 shkurt 2026. Kjo është hera e nëntë që ajo siguron të artën në këtë kompeticion, në po aq tentime.
Në finalen e kategorisë së saj, Krasniqi mundi spanjollen në më pak se 10 sekonda, duke treguar dominim në tatamin e Bercy Arenës.
Selektori i përfaqësueses së xhudos së Kosovës, Driton Kuka, reagoi në rrjetet sociale: «Rrafsh 9 Copa të Arta! Grand Slam Paris prapë flet Shqip! Ndjenjë e veçantë Parisi! Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena! Medaljet i fitojmë vet, smundet kurkush me na i ndal! Kosova mbi të gjitha, miq.»
Ky sukses konfirmon Krasniqin si një nga xhudistet më të suksesshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Asnjë xhudist tjetër nga Kosova nuk arriti të sigurojë medalje në këtë edicion të garës.