Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë miratoi kërkesat dhe specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri përafërt i fletëvotimeve që do të shtypen është 1,840,000 copë. Numri i saktë do të përcaktohet nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.
Bazuar në raportin e Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 2,092,202.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të KQZ-së për të përgatitur materialet zgjedhore sipas standardeve teknike.