Sot, më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon zyrtarisht vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga votuesit jashtë Kosovës. Procesi do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) duke nisur nga ora 17:00.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për pakot e fletëvotimeve që janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë deri më tani. Përveç këtij procesi, KQZ njofton se përfaqësuesit e mediave do të informohen edhe për ecurinë e aktiviteteve që po zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit.
Institucioni ka ftuar mediat që të ndjekin nga afër këtë proces në ambientet e QNR-së.