Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), njoftuan se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, do të shpallen në fillim të muajit shkurt 2026. Kjo pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha 2.557 vendvotimeve, i cili planifikohet të mbyllët deri në fund të janarit.
Procesi i rinumërimit zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në bazë të dy vendimeve të KQZ-së:
- Vendimi i 13 janarit 2026: rinumërimi i 914 vendvotimeve.
- Vendimi i 19 janarit 2026: përfshirja e 1.643 vendvotimeve të tjera.
Aktualisht janë të angazhuara 76 ekipe numërimi gjatë një dite pune. "Bazuar në këtë kapacitet dhe numrin e vendvotimeve të mbetura, planifikojmë ta përmbyllim procesin deri në fund të janarit", ka thënë Elezi.
Ankesat dhe certifikimi
Pas rinumërimit, subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesa në Panelin e Zgjidhjes së Ankesave dhe Çështjeve (PZAP) dhe, nëse është e nevojshme, në Gjykatën Supreme, siç parashikon Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Elezi tha se rinumërimi heq dilemat për rezultatet dhe mund të zvogëlojë numrin e ankesave, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para certifikimit përfundimtar.
Përditësime
KQZ përmbylli rinumërimin në 19 komuna.
- Rinumëruar 49% ose 1.240 nga 2.557 vendvotime.
- Mbeten për rinumërim rreth 1.300 vendvotime në 19 komuna të tjera.
- Rinumërimi pritet të përmbyllet sot, me më pak se 60 vendvotime të mbetura në Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë.
- KQZ do të caktojë mbledhjen e ardhshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe do ta njoftojë publikun me kohë.