Kristjan Asllani, mesfushori i kombëtares shqiptare në pronësi të Interit dhe i huazuar te Torino, është pranë marrëveshjes me Besiktashin në Turqi. Kjo lëvizje shënon herën e parë që lojtari do të luajë jashtë Italisë.
Gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano konfirmon se klubi turk është në bisedime të avancuara me Interin për huazim deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje jo të detyrueshme. Një burim përmend vlerën e opsionit në 14 milionë euro. Besiktashi rezulton klubi i vetëm jashtë Italisë që ka marrë pëlqimin e lojtarit pas interesimeve të tjera.
Te Torino, Asllani përjetoi një periudhë të vështirë. Ai u konsiderua dështim për shkak të prishjes së marrëdhënieve me trajnerin Marko Baroni, çka solli qëndrimin në tribunë. Më herët, lojtari kishte refuzuar ofertën nga Betis Sevilla në Spanjë për të qëndruar në Itali.
Në Besiktash, sfida nuk do të mungojë. Talenti shqiptar Ernest Muçi, i huazuar më parë te klubi turk, shkëlqen tani te Trabzonspori. Asllani shpreson të gjejë vazhdimësi dhe minuta më të shumta në Superligën turke, diçka që i ka munguar në Serie A.
Palët presin vetëm limesimin e detajeve burokratike mes Interit, Torinos dhe Besiktashit. Transferimi shihet si mundësi për rilindje sportive për mesfushorin kuqezi, i cili mbetet titullar i padiskutueshëm në kombëtare.
Përditësime
Interi dhe Besiktashi kanë arritur marrëveshje verbale për huazimin e Kristjan Asllanit, konfirmoi gazetari Fabrizio Romano.
- Asllani udhëton sot drejt Stambollit.
- Besiktashi mbulon plotësisht pagën e tij deri në qershor.
- Opsioni i blerjes: 12-13 milionë euro.