Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka uruar besimtarët myslimanë me fillimin e muajit të Ramazanit më 19 shkurt 2026. Ai e bëri këtë përmes një postimi në Facebook.
Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt.
Kurti uroj të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. "Ju bëftë mirë syfyri i parë!"