Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas një komunikate të qeverisë, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike, rëndësia e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe temat me interes bilateral mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.
Takimi u zhvillua në kontekstin e zhvillimeve paszgjedhore.