Në Teatrin Avdush Hasani në Podujevë u mbajt Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit” më 30 janar 2026. Në këtë akademi u theksua veprimtaria dhe sakrifica e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij vuri në dukje se që prej 29 vitesh dita e fundit e janarit është rezervuar për të kujtuar Zahir Pajazitin dhe shokët e tij, një ndër personalitetet më të shquara në luftën për çlirimin e Kosovës. Ai theksoi se "zona e Llapit i dha Kosovës grupin e Zahir Pajazitit". Kurti shprehu nderimin për dëshmorët dhe praninë mes familjeve të tyre dhe bashkëluftëtarëve në Llap.
Sipas tij, këtë vit përkujtimi u zhvillua në Podujevë, ndërsa vitin e ardhshëm, që shënon 30-vjetorin, do të mbahet në Prishtinë nën patronazhin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës. Kurti pyeti se çfarë dhe kë kujtojnë në këtë rast, duke folur për identitetin e tyre dhe kohën historike. Ai shtoi se djemtë dhe vajzat e Llapit kanë lënë një histori të përpjekjeve dhe flijimit për lirinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deklaroi se rënia heroike e tyre shërbeu si frymëzim për mijëra të rinj dhe të reja që më vonë iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.