Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka filluar punimet e kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Para fillimit të këtij procesi, Abdixhiku nuk pranoi të prononcohet për mediat e pranishme.
Në një prononcim të shkurtër, ai bëri të ditur se do t'u përgjigjet të gjitha çështjeve me interes gjatë fjalës së tij hyrëse brenda kuvendit. Pas përfundimit të punimeve, kreu i LDK-së ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media.
Kuvendi i jashtëzakonshëm është thirrur pas dorëzimit të 150 nënshkrimeve në selinë e partisë. Në kërkesën e paraqitur nga palët përkatëse, kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.