Në Komisionin për Buxhet të Kuvendit të Kosovës, më 19 shkurt 2026, sekretari Arben Loshi paraqiti kërkesë për buxhet shtesë prej 361,746 euro për programin e deputetëve dhe 410,326 euro për stafin mbështetës politik.
Kërkesa për deputetët lidhet me pagat kalimtare të deputetëve të legjislaturave të 8-të dhe 9-të, siç parashikon ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve. Sipas Loshit, mungon buxheti për vitin fiskal 2026, për të mbuluar pagat e deputetëve aktualë të legjislaturës së 10-të dhe deri më 22 mars për legjislaturën e 8-të, sipas nenit 16 të ligjit.
Sa i përket stafit mbështetës politik, Kryesia e Kuvendit miratoi më 14 prill 2023 rregullore për shtimin e 27 pozita të reja:
- 5 këshilltarë për nënkryetarët e Kuvendit;
- 14 nënpunës të kabinetit për kryetarët e komisioneve parlamentare;
- 6 vozitës për grupet parlamentare;
- 2 të punësuar përkatësisht për grupin e deputetëve të rinj dhe për forumin për transparencë parlamentare.
Këto pozita implikojnë shpenzime shtesë prej 410,326 euro, të llogaritura nga muaji mars deri në dhjetor 2026.
Loshi theksoi se kërkesa paraqitet në zbatim të legjislacionit dhe akteve nënligjore, për të plotësuar nevojat buxhetore dhe për të zbatuar aktet e brendshme. Megjithatë, Komisioni për Buxhet nuk e mbështeti kërkesën, ndonëse ajo u konsiderua e nevojshme për funksionimin e Kuvendit.
Një çështje tjetër e ngritur është se administrata e Kuvendit ka 213 pozita, por buxhet vetëm për 160 prej tyre.