Me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Nisma ligjore u ndërmor nga deputetët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Erjon Braçe.
Këto ndryshime legjislative u nxitën nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Durrës. Në këtë ngjarje, drejtuesi i mjetit, Nikoll Radaçi, 57 vjeç, humbi kontrollin dhe përplasi tre fëmijë të mitur në trotuar. Si pasojë e përplasjes, dy prej fëmijëve humbën jetën, ndërsa i treti pësoi lëndime të rënda fizike.