Futbollisti i talentuar, Lamine Yamal, në një intervistë për gazetën El Pais nga grumbullimi me Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës, ka folur për ndikimin e prindërve në karrierën e tij. Ai kujtoi Kupën e Botës 2014 si kujtimin e tij të parë me futbollin, të cilin e ndau me të ëmën. "Nëna ime erdhi nga puna për pjesën e dytë të ndeshjes Kolumbi–Uruguai dhe e pamë së bashku. Tani ajo është këtu me mua në Kupën e Botës", rrëfeu ai.
Yamal shpjegoi sfidat ekonomike që familja e tij kaloi gjatë viteve të hershme. Sipas tij, mbështetja e prindërve për ta ndihmuar të luante futboll në kushte të vështira financiare ka qenë vendimtare. "Ajo që kanë bërë nëna dhe babai im për mua është diçka që unë do ta bëja vetëm për fëmijën tim. Kur nuk ke para, është shumë e vështirë ta ndihmosh një fëmijë të luajë futboll", u shpreh 18-vjeçari.
Lojtari i Barcelonës theksoi se statusi i tij aktual është rezultat i punës së tij personale. Ai deklaroi se nuk ka trashëguar asgjë dhe se gjithçka që posedon sot e ka fituar nëpërmjet futbollit. Për sa i përket këshillave nga personat e afërt, Yamal u shpreh se, ndonëse i vlerëson ato, beson se secili ka të drejtë të shijojë frytet e punës së tij pas një rrugëtimi me sakrifica.