Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot nga ora 12:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të dalin emrat e Vjosa Osmanit për presidente dhe të Lumir Abdixhikut për kryeministër.
Mbrëmë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook drejtuar anëtarësisë së partisë. Ai ka theksuar zotimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit. Sipas tij, synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë në LDK.