Leçja fitoi të shtunën me rezultatin 2-1 ndaj Udinezes në ndeshjen e Serisë A, duke u larguar pak nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Fitore e arritur me gol në minutat e fundit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ylber Ramadani, një nga pikat kyçe të Leçes, foli për median DAZN pas triumfit.
Ai u shpreh: "Jam i sinqertë, nuk e meritojmë këtë pozicion në klasifikim. Para ndeshjes kam thënë që kjo ishte një mundësi e madhe. Është një fitore që na jep vazhdimësi dhe besim për ndeshjet e ardhshme".
Ramadani theksoi se Leçja kontrolloi lojën: "Kontrolluam ndeshjen? Po, ishte vetëm rasti i penalltisë në pjesën e parë. Pastaj topin e kishim gjithmonë ne". Ai falënderoi tifozët: "Dua të falënderoj tifozët tanë, na japin gjithmonë shumë. Le të vazhdojmë kështu, mbeten edhe 14 ndeshje për të arritur objektivin tonë".