Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të News24-së, komentoi protestën e organizuar nga opozita më 10 shkurt kundër akuzave për vjedhje ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, opozita është dobësuar dhe nuk ka arritur të organizojë tubime të fuqishme. Ai u shpreh se me vjedhjet e Ballukut në bashkëpunim me Edi Ramën, Kuvendi do të ishte djegur nga një popull tjetër perëndimor. “Ne jemi popull i nënshtruar dhe bëjmë sikur protestojmë, nxjerrim fishekzjarre”, tha ai.
Lubonja theksoi se pushteti nuk pranon protestat dhe i demonizon ato. Ai vuri në dukje se kundër banditëve nuk ka drejtësi që t’i arrestojë, prandaj duhen protesta më të forta, siç kanë bërë grekët dhe francezët, ku përdorimi i molotovëve konsiderohet normal pa vrarë njeri.
Ai rikujtoi ngjarjen e 21 janarit, ku biseda midis Ilir Metës dhe Priftin për 700 mijë euro u shoqërua me deklarata të Partisë Socialiste se populli nuk duron më. Lubonja nënvizoi se socialistët nuk morën përgjegjësinë si organizatorë, duke logjikuar djegien e institucioneve.