Klubi i futbollit Malisheva nga Kosova zhvillon sot ndeshjen miqësore të radhës kundër Dynamo Kyiv të Ukrainës, në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit. Takimi luhet në stadiumin Kremlin 1 në Antalia të Turqisë, duke filluar në orën 15:00 sipas kohës lokale.
Kjo është miqësorja e katërt për Malishevën gjatë fazës përgatitore. Në tre ndeshjet e para, skuadra kosovare ka regjistruar fitore, duke treguar formë të mirë para rifillimit të kampionatit.
Malisheva e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në vendin e pestë. Ndërsa Dynamo Kyiv renditet në pozitën e katërt në Premier League të Ukrainës pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.