Marko Verrati ka humbur ftesën e kombëtares italiane për ndeshjet e play-off-it të Botërorit 2026, për shkak të një dëmtimi në menisk. Lajmi u bë i ditur më 12 mars 2026.
Trajneri Gatuzo e kishte planifikuar grumbullimin e Verrati-t si surprizë të madhe për këto ndeshje. Megjithatë, mesfushori do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, çka prish planet e trajnerit italian.
Verrati nuk luan për Italinë që nga viti 2023. Zëvendësuesi kryesor është Nikolo Pisili i Romës.
Formacioni titullar nuk pritet të preket. Emrat e konsideruar për të nisur nga minuta e parë janë Barela, Tonali dhe Lokateli.