Një 33-vjeçar nga Turqia denoncoi dje në polici në Gostivar se është mashtruar nga personi i identifikuar me inicialet A.I., për shumën prej 2700 eurosh.
Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, ata ishin marrë vesh që A.I. të ndihmonte bashkëshorten e viktimës për pajisjen me patentë shoferi. Viktima i kishte dhënë paraprakisht 2000 euro, ndërsa 700 euro të tjera do t’i pagante pas marrjes së dokumentit.
Shërbimi nuk u krye dhe paratë nuk iu kthyen. Policia ka nisur hetimet për rastin.