Piloti holandez Max Verstappen ka arritur të regjistrojë kohën më të shpejtë në provat kualifikuese për Çmimin e Madh të Bahreinit, garë e cila për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme po zhvillohet në pistën e Sepang në Malajzi. Ky është rezultati i parë i këtij lloji për Verstappen gjatë këtij sezoni.
Në vendin e dytë u pozicionua britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, i cili do ta nisë garën nga vija e parë e startit së bashku me pilotin e Red Bull. Piloti tjetër i Red Bull, Isack Hadjar, i cili përfundoi ndër më të shpejtët në pistë, do të niset më pas në renditje për shkak të një penalizimi me 5 vende si pasojë e ndryshimit të njësisë së fuqisë së motorit.
Si rezultat i këtij penalizimi, Andrea Kimi Antonelli i Mercedes, i cili ishte renditur i katërti, do ta nisë garën nga pozicioni i tretë. Menjëherë pas tij do të startojë Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari. Dhjetëshja e parë plotësohet nga pilotët Lando Norris, Oscar Piastri, George Russell, Pierre Gasly dhe Gabriel Bortoleto.
Gara zyrtare është parashikuar të zhvillohet më datë 4 tetor 2026, në orën 09:00 të mëngjesit.