Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Irani ka goditur pistën e uljes së bazës ajrore britanike RAF në Qipro. Sulmi me dron ndodhi mbrëmë dhe, fatmirësisht, nuk pati viktima.
Më herët, Ministria britanike e Mbrojtjes kishte urdhëruar transferimin e familjeve nga baza si masë paraprake për të përforcuar sigurinë e objektit.
Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, në një intervistë për Sky News, u shpreh për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Ajo theksoi se qeveria britanike po ndërmerr çdo përpjekje për të mbrojtur qytetarët e saj në rajon.
Sipas saj, rreth 300,000 qytetarë britanikë ndodhen në vendet e Gjirit, shumë prej të cilave tani janë në shënjestër të Iranit. Në disa vende, hapësira ajrore është mbyllur për shkak të krizës.
Cooper u bëri thirrje qytetarëve britanikë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, të cilat kryesisht përfshijnë qëndrimin në vende të sigurta.