Ambasada amerikane në Kuvajt u mbyll deri në njoftimin e radhës.
Në deklaratën e shpërndarë në rrjetin social X, thuhet se vendimi u mor për shkak të tensioneve të vazhdueshme rajonale.
“Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore – të rregullta dhe emergjente”, theksohet në postim.
Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në shumë vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin, që të largohen me mjete komerciale për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë.
Situata e sigurisë në rajon vlerësohet si e paqëndrueshme.
Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen menjëherë pas sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad, ku u përdorën dy dronë gjatë natës.
Amerikanët në zonë këshillohen të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.