Torino fitoi me rezultat 2-0 ndaj Lazio-s në javën e radhës të Serie A. Në këtë ndeshje, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardjan Ismajli zhvilloi një paraqitje të denjë për vlerësim.
Performanca e Ismajlit u vlerësua me notën 7 nga portali sportiv italian Tuttomercatoweb. Sipas këtij portali, ai ndërtoi një "mur" në mbrojtje fillimisht kundër sulmuesit Ratkovit dhe më pas kundër Noslinit, duke i prerë manovrat sulmuese kundërshtarëve.
Mediat theksojnë se trajneri i Torino-s, D’Aversa, i ka besuar Ismajlit organizimin e repartit difensiv dhe çelësat e mbrojtjes. Mbrojtësi shqiptar e ka justifikuar këtë besim me vendosmëri dhe siguri gjatë gjithë takimit.
Paraqitja e tij e bëri Ismajlin një nga lojtarët më të dalluar në fushë për Torino, duke kontribuar në fitoren e rëndësishme të skuadrës.