Mërgata shqiptare në Austri ka njoftuar organizimin e një proteste në qytetin e Graz-it kundër vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Protesta është planifikuar për ditën e diel, më 27 shtator 2026, me fillim nga ora 12:00.
Kjo nismë vjen në vazhdën e protestave të qytetarëve shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në vende të ndryshme të diasporës, të cilat kanë nisur që nga data 16 shtator 2026. Ky mobilizim pasoi shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët u dënuan me një dënim të përbashkët prej 81 vjetësh burgim.
Protesta në Graz pritet t’u bashkohet aktiviteteve të ngjashme që po zhvillohen për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të gjykatës ndërkombëtare.