Gati katër vjet pas masakrës së 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë identifikuar një shtetas nga Kosova si personin që solli nga Gjermania në Kosovë automjetin tip Passat, të përdorur në këtë ngjarje.
Sipas dëshmisë së tij në polici, ai e dorëzoi makinën te babai i tij në Kosovë, i cili më pas e shit te një shtetas shqiptar, emrin e të cilit nuk e kujton. Automjeti hyri në Shqipëri në një datë të papërcaktuar nga persona të paidentifikuar dhe u përdor në vrasjen e tre personave. Një burim raporton se autorët hapën rreth 50 plumba dhe dogjën viktimat brenda mjetit.
Pas ngjarjes, shtetasi kosovar hyri disa herë në Shqipëri dhe u mbajt nën vëzhgim nga policia për të identifikuar lëvizjet dhe kontaktet e tij. Vëzhgimi nuk zbuloi takime apo veprime komprometuese me të dyshuarit e tjerë.
Pavarësisht kësaj, policia e Tiranës vendosi ta shoqëronte dhe ta merrte në pyetje. Ai konfirmoi se makina e sjellë nga ai u përdor në krimin e trefishtë. Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore, ndonëse gazetari Elton Qyno e ka mësuar. Babai i tij është pyetur gjithashtu. Shitja e mjetit pa akt noterial ka ngritur dyshime për fshehje gjurmësh.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.