Manchester United ka emëruar Michael Carrick trajner të përkohshëm të ekipit, sipas raportimeve të fundit. Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili konfirmoi se marrëveshja u arrit të hënën mbrëma dhe pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Carrick do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të edicionit 2025/26, pas shkarkimit të Ruben Amorimit më parë.
Negociatat mes klubit dhe Carrickut kanë avancuar pa pengesa, me pranimin e të gjitha kushteve kontraktuale nga ana e ish-mesfushorit. Marrëveshja përfshin edhe emërimin e stafit të propozuar nga ai, duke përfshirë Steve Holland, Jonathan Woodgate, Jonny Evans dhe Travis Binnion si pjesë e shtabit teknik. Kjo lëvizje shihet si strategjike, duke marrë parasysh lidhjen e fortë të Carrickut me klubin, ku ai ka luajtur si futbollist i shquar dhe ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit për disa vjet.
Ndeshja e parë e Carrickut në krye të Manchester Unitedit do të jetë të shtunën kundër rivalit lokal Manchester City në stadiumin Old Trafford. Nëse zyrtarizimi ndodh deri atëherë, ai pritet ta drejtojë ekipin në këtë derbi të rëndësishëm.
Carrick, 44-vjeçar, së fundmi drejtoi Middlesbroughin nga viti 2022 deri në qershor të vitit të kaluar. Ai ka pasur edhe përvojë si trajner përkohëshëm te Unitedi për një muaj gjatë vitit 2021, duke udhëhequr skuadrën në atë periudhë.
Përditësime
Michael Carrick ka firmosur si trajner i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Marrëveshja u arrit dje verbalisht dhe tani është finalizuar plotësisht, duke përfshirë stafin. Njoftimi zyrtar nga klubi pritet së shpejti.
Carrick arriti sot në ambientet e skuadrës dhe pritet të zyrtarizohet gjatë ditës.
Ndeshjet e ardhshme nën drejtimin e tij përfshijnë:
- Kundër Manchester City (të shtunën, 17 janar, ora 13:30);
- Kundër Arsenal;
- Kundër Fulham;
- Kundër Tottenham.
Steve Holland, ish-ndihmëstrajneri i Anglisë, do të bashkohet me stafin e ri.
Manchester United konfirmoi zyrtarisht emërimin e Michael Carrick si trajner i përkohshëm përmes një deklarate dhe postimeve në Twitter. Në deklaratë, Carrick tha: "Është një nder i madh të kem mundësinë të drejtoj këtë klub të madh, dhe fokusi ynë do të jetë plotësisht te performanca në sezonin aktual."
Darren Fletcher drejtoi përkohësisht Manchester United për dy ndeshje pas shkarkimit të Ruben Amorim dhe tani kthehet te skuadra U-18.
Michael Carrick është trajneri i 12-të i Manchester United që nga largimi i Sir Alex Ferguson në 2013.
Drejtuesit Omar Berrada dhe Jason Wilcox e zgjodhën Carrick-un pavarësisht kontakteve me Ole Gunnar Solskjaer. Mandati i tij është i përkohshëm dhe përfshin maksimum 17 ndeshje.
Drejtori sportiv Jason Wilcox deklaroi se emërimi i Carrick-ut forcon stabilitetin e ekipit.
Michael Carrick ka luajtur 464 ndeshje për Manchester United, duke fituar 5 tituj Premier League, një FA Cup, dy League Cup, një Champions League, një Europa League dhe një Club World Cup.
Carrick deklaroi: "E di çfarë kërkohet për të pasur sukses këtu. Ky sezon ka ende shumë për të luftuar."
Ai drejtoi Middlesbrough-un që nga tetori 2022 për rreth dy vite e gjysmë.