Milani vazhdon të monitorojë tregun e transferimeve për një përforcim në repartin e mbrojtjes, një sektor që ka treguar nevojë për ndërhyrje këtë sezon. Drejtuesit kuqezi, me Igli Tare mes opsioneve, po vlerësojnë profile të ndryshme.
Emri i fundit në listë është Nathan Aké, mbrojtës i Manchester Cityt. Lojtari holandez ofron përvojë ndërkombëtare dhe cilësi të larta teknike, por transferimi është i ndërlikuar. Cityja përballet me mungesa për shkak të dëmtimeve dhe trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron ta lëshojë lehtë. Paga e lartë e Akéut përbën pengesë për financat e Milanit.
Klubi mban të hapura pista të tjera. Radu Dragushin ndiqet prej kohësh si mbrojtës me potencial rritjeje. Në plan afatmesëm, Mario Xhila i Laciot vlerësohet për disiplinën taktike dhe sigurinë në prapavijë.
Trajneri Masimiliano Alegri punon me grupin aktual, duke dhënë besim lojtarëve, por pret përforcime për konkurrencë më të madhe dhe stabilitet mbrojtës. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për strategjinë e Milanit, që synon përforcim pa prishur ekuilibrin ekonomik.